Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të liderëve të G20 në Bali, nëse “situata e lejon”, njoftoi sot presidenti i Indonezisë, Joko Widodo.
Tensionet pritet të ndihen në takimet në Bali për luftën në Ukrainë, të cilën Moska e quan “operacion special ushtarak”.
Widodo, i cili kryeson samitin e këtij viti të G20, tha se Putin nuk e kishte përjashtuar pjesëmarrjen në samitin e Balit gjatë një telefonate javën e kaluar./FolDrejt/