Rriten muret e burgut, si në një ëndërr mizore.
Maska e bukur ka ndryshuar, por si gjithmonë është e vetmja.
E pse do të do të më shërbejnë hajmalitë: ushtrimi i shkronjave,
erudicioni i paqartë, mësimi i fjalëve që përdor Veriu i ashpër
për t’u kënduar deteve dhe shpatave e tij,
miqësisë së qetë,
galerive të Bibliotekës, gjërave të përbashkëta,
zakoneve, dashurisë së nënës time,
hijes ushtarake, vdekjeve të mia,
natës pa kohë, shijes së gjumit?
Të jem apo të mos jem me ty është masa e kohës sime.
Ndërkohë që shtamba thyhet te burimi,
ndërkohë që njeriu zgjohet nga zëri i zogut,
ndërkohë që errësohet kush shikon nga dritarja,
sepse hija nuk sjell paqe.
Tashmë e njoh dashurinë: ankth dhe lehtësim të dëgjosh zërin tënd,
pritje dhe kujtesë, tmerr i të jetuarit në të ardhmen.
Është dashuria me mitologjinë dhe magjinë e saj të vogël, të kotë.
Ka një skaj që nuk guxoj ta kapërcej.
Tani ushtritë po afrohen, hordhitë.
(Kjo dhomë nuk është reale; ajo nuk e ka parë.)
Emri i një gruaje më tradhton.
Një grua më dhemb deri në kockë./FolDrejt/
Në shqip Bajram Karabolli