Chelsea është në bisedime me Jorginhon për zgjatjen e qëndrimit të tij në Stamford Bridge, sipas Fabrizio Romano përmes Caught Offside, përcjell Fol Drejt nga Goal.com.
Kontrata e italianit skadon në fund të sezonit dhe Chelsea nuk dëshiron të rrezikojë ta lërë të largohet, duke qenë se kontrata e N’Golo Kante po ashtu përfundon në vitin 2023.
Megjithatë, raporti përmend se Jorginho është duke kërkuar një ofertë marramendëse pasi ai e di se kjo mund të jetë kontrata e fundit e madhe në karrierën e tij, duke qenë se ai tashmë është 31 vjeç. /FolDrejt/