Futbollisti më i ri i Arsenalit, Jorginho ka folur për transferimin e tij nga Chelsea, duke përmendur se shefi i Topçinjve, Mikel Arteta, ka një ndikim të madh në transferimin e tij.
“Po, Arteta ishte një ndikim i madh për transferimin tim – e di që Mikel u përpoq disa herë të më merrte më parë dhe nuk ndodhi, natyrisht jo për shkak të dëshirave të mia”, zbuloi mesfushori italian.
Arteta dëshironte të nënshkruante me një mesfushor për ta ndihmuar atë me titullin në gjysmën e dytë të sezonit dhe këmbënguli që të nënshkruante me Jorginhon e që dëshira iu realizua të hënën, më 30 janar, transmeton Fol Drejt.