Mbrojtësi i Atletico Madrid, Jose Gimenez eshte kthyer ne stervitje individuale me skuadrën pas mbylljes se shtetit spanjoll nga pandemia.
Uruguaiani u bashkua me skuadrën e Diego Simeone këtë fundjavë, si pjesë e një rikthimi në stërvitjen e plotë.
Klubi testoi të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit në 6 maj, vetem mbrojtesi Renan Lodi rezultoi pozitiv me koronavirus, braziliani tani ndodhet në vetë-izolim.
Sidoqoftë, Los Rojiblancos kanë vazhduar me planin e tyre që të kthehen ngadalë në normalitet, por Gimenez mbetet i pasigurt për të ardhmen.
“Unë isha nervoz dhe pak në ankth kur të gjithë arritëm në stërvitje,” tha ai në një intervistë për Mundo Deportivo.
“Duke parë shokët e mi të skuadrës, terrenet dhe gjithçka tjetër, kjo më bëri të ndihem i shqetësuar.
“Ndjeva se kthimi ishte i ashpër dhe ndjeva lodhje në këmbe, por mua më pëlqeu dhe do të jetë e veçantë kur mund të stërvitemi përsëri në të ardhmen.”
Simeone pritet të vazhdojë me planet individuale të stërvitjes për dy javë të tjera, përpara se të shkojë drejt grupeve të vogla dhe seancave të plota në qershor.
Shumica e klubeve të La Liga do të ndjekin një program të ngjashëm të ri-integrimit në ditët në vijim, pas testimeve dhe inspektimeve të autoriteteve shëndetësore të lehtësive të tyre të stërvitjes.
La Liga është ende duke punuar me klube për të vendosur një datë kthimi për sezonin 2019-20, Simeone ka 11 ndeshje për të luajtur.