Objektivi i Manchester Cityt dhe mbrojtësi i RB Leipzig, Joshko Gvardiol, deklaroi se nuk do të largohet nga Leipzig këtë afat kalimtar.
Pas paraqitjeve të mira të Gvardiol për Kroacinë në Kupën e Botës, shumë klube së bashku me Manchester Cityn janë përpjekur ta nënshkruajnë atë. Megjithatë, duket se çdo transferim tani mund të ndodhë vetëm në verë. /FolDrejt/