Ish-kampioni i botës në boks në peshat e rënda, britaniku Anthony Joshua do të kthehet në ring në Londër më 1 prill kundër amerikanit Jermaine Franklin, njofton Matchroom.
Joshua ka pasur dy ndeshje në dy vitet e fundit, të dyja kundër Oleksandr Usyk të Ukrainës dhe i humbi të dyja. Në shtator 2021, Usik mposhti Joshua-n në Londër me vendim unanim të gjyqtarëve dhe i mori titujt e kampionatit botëror. Një vit më vonë në Arabinë Saudite, ukrainasi mori hakmarrjen e tij duke mbrojtur titujt e botës në peshat e rënda WBA, IBF, IBO dhe WBO.
Britaniku zgjodhi amerikanin Jermaine Franklin për t’u rikthyer në ring dhe lufta është planifikuar për 1 prill në O2 Arena të Londrës. Miliona tifozë të boksit ishin të zhgënjyer nga zgjedhja e tij e kundërshtarit pasi prisnin një emër më të madh.
“Mendërisht dhe fizikisht ndihem gati”, tha Joshua.
Franklin aktualisht është i 29-ti në botë sipas Boxrec, dhe paraqitja e tij e fundit ishte në fund të muajit të 11 të vitit të kaluar kur humbi nga Dillian Whyte me vendim të shumicës, transmeton Fol Drejt.