Katër persona të dyshuar për vrasjen e Presidentit të Haitit Jovenel Moïse janë vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë, thotë policia.
Dy të tjerë janë arrestuar, ndërsa disa të dyshuar të mbetur mendohet të jenë akoma të lirë në kryeqytetin e vendit Port-au-Prince, raporton BBC, përcjell FolDrejt.com.
“Ata do të vriten ose do të kapen”, tha shefi i policisë Leon Charles.
Z. Moïse, 53, u qëllua për vdekje dhe gruaja e tij u plagos kur disa persona të armatosur sulmuan shtëpinë e tyre të mërkurën herët.
Zonja e Parë Martine Moïse është dërguar me fluturim në Florida ku thuhet se është në një gjendje kritike, por të qëndrueshme dhe po merr trajtim. /FolDrejt.com/