Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjeve me automjete, dhe sidomos, t’i shmangin daljet jashtë shtëpive e banesave, përveç rasteve emergjente, shkruan Fol Drejt.
Rama në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se komuna është në gjendje gatishmërie dhe po ashtu ka shpërndarë dy numra kontaktues, për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje.
Ky është statusi i plotë i tij në Facebook:
Ju bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjete, dhe të mos dalin nëse nuk është e domosdoshme, për shkak të kushteve atmosferike.
Jemi në terren dhe në gatishmëri të qytetarëve.
Na kontaktoni në numrat:
☎️ 0800 1 22 33
☎️ 0800 1 22 44
/FolDrejt/