Edhe pse industritë e bukurisë kërkojnë t’i zhdukin, studimet kanë treguar se të pasurit rrudha mund të jetë diçka pozitive.
Shkencëtarët nga Universiteti i Majamit dhe Universiteti Perëndimor kanë zbuluar se truri i njeriut është më i përgatitur t’i shohë njerëzit si më të sinqertë nëse kanë rrudha përreth syve kur buzëqeshin dhe rrudhin vetullat.
Njerëzit që kanë të ashtuquajturën “shenja Duchenne” duket se përcjellin emocione më të forta dhe më të sinqerta. Shkencëtarët u treguan disa vullnetarëve foto të personave me dhe pa këtë shenjë, për të parë cilat shprehi u perceptuan si më të rëndësishme.
Ata u kërkuan vullnetarëve që t’i gruponin këto shprehi emocionale si të sinqerta ose jo të sinqerta. Në fund shkencëtarët panë që njerëzit renditën buzëqeshjen “Duchenne” si më të sinqertë dhe më emocionale.
“Këto përfundime sigurojnë të dhëna të një gjuhe potenciale universale për leximin e emocioneve.
Për shembull, ta kuptosh nëse buzëqeshja e një të huaji është e sinqertë dhe nëse këtij personi mund t’i besosh, tregon nëse duhet apo jo shmangësh”, thotë Nour Malek, autor i këtij studimi.
Autorët thonë se ky studim mund të na ndihmojë të kuptojmë emocionet dhe mimikën e fytyrës.