“Ne duam që vizat për Kosovën të hiqen sa më shpejtë”, kështu tha Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Prishtinë.
Ajo tha se për paqen dhe sigurinë në botë, duhet të punohet edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas saj, edhe Kosova duhet të përkrahet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ne kemi qenë për heqjen e vizave dhe duam që ato të hiqen sa më shpejt. Ju mund të llogarisni te ne për heqjen e vizave. Ne përkrahim procesin e integrimit në aleancën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ajo.
Novak ka thënë se është mundësi shumë e rëndësime që ushtarët hungarez të shërbejnë në Kosovë./21Media