Manchester City ka njoftuar se sulmuesi Julián Álvarez ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në Etihad Stadium deri në vitin 2028, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Alvarez ka nënshkruar në vitin 2022, ai fillimisht kishte nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.
Argjentinasi u shpreh i lumtur për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re: “Ky është një moment shumë krenar për mua dhe familjen time. Për një klub si City të besojë tek unë është e mahnitshme.
“Kam qenë shumë i kënaqur me sezonin tim të parë këtu, por kam shumë më tepër që mund të bëj. E di që mund të jem më mirë dhe City më ofron gjithçka që më nevojitet për të përmbushur potencialin tim”. /FolDrejt/