Julian Nagelsmann është i përgatitur të rihapë negociatat me Tottenham Hotspurin për pozicionin e tyre të lirë të menaxherit, raporton 90min.
Pas largimit të tij të papritur nga Bayern Munich në mars, Nagelsmann u caktua shpejt si një kandidat i mundshëm për rolin e Tottenhamit, por gjermani më vonë doli si favorit për të marrë drejtimin e rivalëve londinez, Chelsea.
Megjithatë, Nagelsmann u tërhoq nga negociatat me Chelsean javën e kaluar. Tani, burimet kanë konfirmuar për 90min se kampi i Nagelsmann-it ka kontaktuar me Tottenhamin për të shprehur interesin për të zhvilluar bisedime me kryetarin Daniel Levy, pasi 35-vjeçari gjerman dëshiron të dijë planet e ardhshme të klubit të Tottenhamit.
Tottenhami është ende i hapur ndaj interesit të Nagelsmannit, pavarësisht se po zhvillon bisedime me kandidatët e tjerë, dhe kuptohet se po shqyrton të gjitha opsionet e tyre pas një jave të vështirë, e cila ka rritur më tej presionin mbi Levyn për emërimit të radhës të trajnerit, transmeton Fol Drejt.