Një person ka shkaktuar dëme materiale, përfshirë dëmtimin e varrezave dhe heqje të instalimeve publike, përcjell Fol Drejt.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur në Junik, rreth orës 18:25 të ditës së djeshme.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar kamionin me rimorkio të ngarkuar, e ka këputur një kabllo rryme dhe ka rrëzuar disa shtylla druri me ç’rast e ka dëmtuar një pllakë të varrezave. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë.