Josip Juranović (27) bëri një punë të shkëlqyer për kombëtaren kroate në Botërorin e përfunduar së fundmi në Katar, duke tërhequr një numër të madh të klubeve të interesuara.
Sky Sports raporton se Juranović është zgjedhja e parë e Barcelonës për pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe katalanasit duan ta sjellin atë tashmë në afatin kalimtar të dimrit.
Përveç kësaj, të njëjtat media raportojnë se Atletico Madrid dhe dy klube të tjera nga Premiership janë gjithashtu në sy të Juranoviqit.
Megjithatë, Celtic nuk po mendon të heqë dorë ashtu nga Juranović – edhe pse i kanë sjellë pasardhës (Alistair Johnston, mbrojtës i djathtë kanadez), skocezët do të donin ta mbanin mbrojtësin e djathtë kroat.
Nëse do të realizohet kjo transfertë spektakolare, Juranoviç do të luftonte për formacionin titullar me Alejandro Balde, Hector Bellerin dhe Sergio Roberto./FolDrejt/