Jurgen Klinsmann, trajneri i ri i skuadrës së futbollit të Koresë së Jugut, ka thënë sot se synimi i tij kryesor është fitimi i kampionatit aziatik me kombëtaren e këtij vendi, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Katar, raportojnë mediat gjermane.
Klinsmann u emërua trajner i ri i Koresë së Jugut pak javë më parë dhe eksperti gjerman në prezantimin e sotëm në Seul tha se është shumë krenar dhe i privilegjuar që drejton këtë ekip aziatik.
“Unë mendoj se Koreja e Jugut bëri një rezultat të mirë në Kupën e Botës në Katar. Shpresoj t’i sjell më shumë sukses kësaj kombëtareje dhe besoj se mund ta fitojmë kampionatin aziatik”, tha Klinsmann, transmeton Fol Drejt.