Avokatë dhe juristë në Holandë i kërkuan Izraelit të ndalojë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe pushtimin e paligjshëm të Palestinës, transmeton Anadolu.
Më shumë se 200 juristë shprehën keqardhje për situatën e shkaktuar nga sulmet në Rripin e Gazës në një deklaratë të përbashkët në mediat sociale.
Ata gjithashtu kritikuan qeverinë holandeze për mbylljen e syve ndaj situatës në vend që të bëjë thirrje për armëpushim.
Grupi denoncoi spastrimin etnik në veri të Gazës dhe ndëshkimin kolektiv të kryer nga Izraeli kundër palestinezëve.
Po ashtu, ata krahasuan qëndrimin e liderëve holandezë gjatë luftës në Ukrainë dhe ngrenë zërin kundër standardit të dyfishtë, ndërsa u kërkuan zyrtarëve holandezë të bëjnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund pushtimit të paligjshëm të territoreve palestineze.
Izraeli filloi një fushatë intensive bombardimesh në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas, në territorin izraelit më 7 tetor.
Më shumë se 7.900 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 6.546 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.
2,3 milionë banorët të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, dhe autokolonat e ndihmave të lejuara në Gaza kanë bartur një pjesë të asaj që nevojitet.