Juventus po monitoron mbrojtësin e majtë të Benficas, Alex Grimaldo për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Mbrojtësit spanjoll i skadon kontrata në Portugali në fund të sezonit dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta të Benficas për ta rinovuar atë, Grimaldo i ka injoruar të gjitha ofertat. Me Juventusin që kërkon përforcime në mbrojtje, Grimaldo mund të jetë një shtesë e shkëlqyer. /FolDrejt/