Juventus po bën një ndryshim të guximshëm pas eleminimit në raundin e gjashtëmbëdhjetë në Ligën e Kampionëve. Sot më herët, bianconeret njoftuan se Maurizio Sarri është larguar si menaxher i ekipit, dhe tani klubi ka marrë një vendim për pasardhësin e tij.
Pasi e emëruan më parë si trajner të ekipit U-23, Juventus ka vendosur t’i ofrojë punën si trajner në skuadrën e parë, Andrea Pirlos.
Andrea Pirlo aktualisht është në selinë e klubit për të përfunduar detajet përfundimtare të negociatave.