Përmes faqes së saj zyrtare, Juventus ka njoftuar se sot ka dal pozitiv edhe futbollisti i dytë, me Corona virus, pas Daniele Rugani-it i cili ishte infektuar javen e kaluar.
Ky është francezi Blaise Matuidi, deklarata e klubit Juventus:
“Futbollisti Blaise Matuidi i është nënshtruar testeve mjekësore që kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. Futbollisti, nga e Mërkura 11 Mars, ishte në izolim vullnetar në shtëpi, ai do të vazhdojë të monitorohet dhe të ndjekë të njëjtin regjim. Ai është mirë dhe asimptomatik “.