Javën e ardhshme, nuk do të ketë surpriza, ku do të jetë vendimtare për të ardhmen e Angel Di Maria te Juventus.
“Sportmediaset” shpjegon se si drejtuesit e Juventusit në fakt kanë planifikuar një takim me agjentin e tij, Jorge Mendes për të përcaktuar konturet dhe detajet e mbërritjes së lojtarit të PSG-së në Torino.
Nga ana e tij, argjentinasi tashmë ka dhënë ok të përgjithshëm për një marrëveshje 1 vjeçare me opsion për një sezon tjetër. Ndërkohë, Di Maria është në pritje të ndeshjes së fundit të së dielës ndaj Metz, ku tashmë ka përshëndetur të gjithë bashkëlojtarët e PSG-së përmes rrjeteve sociale./FolDrejt/