Sipas Calciomercatoweb, Juventus e sheh Thomas Tuchelin si kandidatin kryesor për të pasuar Massimiliano Allegri, nëse trajneri italian lirohet nga detyra, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Ndërsa rezultatet janë rritur në ligë nën Allegrin, bordi i Juventusit është ende i zhgënjyer me paraqitjet e klubit në Evropë në dy sezonet e fundit.
Ata mendojnë se nën drejtimin e Tuchel, i cili së fundmi fitoi Ligën e Kampionëve me ish-klubin Chelsea, do të riktheheshin në konkurrencë në Evropë. Thuhet se menaxheri gjerman nuk e ka problem të jetë në krye të ekipit nga Torino. /FolDrejt/