Juventus e ka bërë të përhershëm huazimin e Moise Kean nga Everton, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Sulmuesi italian iu bashkua klubit si huazim dyvjeçar në verën e vitit 2021, për një tarifë prej 7 milionë eurosh me detyrim blerje. Klubi italian tani ka aktivizuar opsionin e blerjes prej 28 milionë eurosh dhe ka nënshkruar me 23-vjeçarin.
Ai ka vendosur një kontratë me ta deri në vitin 2025 pas një periudhe mjaft produktive këtë sezon, pasi dështoi të bënte përshtypje sezonin e kaluar. /FolDrejt/