Derbi kryesor i javës në Serie A në mes të Juventusit dhe Interit i ka takuar Zonjës së Vjetër që ka fituar me rezultat 2-0, shkruan Fol Drejt.
Golat për Juventusin i shënuan Rabiot (52) dhe Fagioli (85). Juventus poashtu kishte dhe një gol të Danilos të anuluar nga VAR për shkak të një ndërhyrjeje të palejueshme.
Me këtë fitore Juventus ngritet në pozitën e pestë në tabelë me 25 pikë pas 13 ndeshjesh, ndërsa Interi mbetet në kuotën e 24 pikëve dhe gjendet në pozitën e shtatë. /FolDrejt/