Juventus është duke tentuar të plotësojë vendin e lënë boshë nga Chiellini, dhe për këtë gjë ka tentuar të kontaktojë me Koulibaly të Napolit.
Mbrojtësit senegalez i skadon kontrata me Napoli pas një viti dhe sigurisht nuk është mister që për të ka interes nga Barcelona dhe PSG, por De Laurentiis nuk ka ndërmend të dorëzohet kollaj për të lënë të largohet Koulibaly, pasi presidenti i “qytetit të ri” shprehet se klubet e mëdha nuk plotësojnë kërkesat e tyre për transferimin e tij.
Juventus tentoi një kontakt të parë me agjentin e lojtarit, por takimi i parë nuk shkoi siç duhej, pasi momentalisht edhe përgjigja e Koulibaly për një transferim të mundshëm te Juventus është “Jo”./abcnews.al