Juventus është finalisti i parë i këtij edicioni të Kupës së Italisë. Rezultati 0-0 sonte (duke pasur parasysh 1-1 të ndeshjes së parë në San Siro), pas këtij barazimi Zonja e Vjetër kalon në finale të Kupës.
Në pjesën e parë, Ronaldo humbi një penallti e dhënë pas një prekje me dorë nga Conti, pas rishikimit me VAR u akordua penallti për Juven.
Pas një ndërhyrje të rrezikshme nga ana e Rebic i cili u largua direkt me karton të kuq, Milan vazhdoj lojën me 10 lojtar nga minuta e 18-të.
Milan u mbrojt mirë dhe pati disa gjysme raste por në pamundësi për të ndryshuar rrjedhën e lojës, kështu ndeshja përfundoj me rezultat 0 – 0, rezultat ky qe dërgon Juventusin në finale.
Nesër do të zbulohet finalisti tjetër, pas ndeshjes së San Paolos midis Napolit dhe Interit.