Juventus kanë bërë një kërkesë para ndeshjes me Sampdorian.
Sipas raportimeve të ‘Sky Sport Italia’, Juventus kanë bërë kërkesë që të pranojnë një mijë njerëz në stadium, transmeton lajmi.net.
Vendimet e fundit nga qeveria italiane nuk kanë favorizuar hapjen e stadiumeve në Serie A.
Stadiumet do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 tetor.
Gjithsesi, kjo nuk ka penguar ‘Zonjën e vjetër’ që të nisin kërkesën për të pasur tifozët në stadium.
Ndeshja mes Juventus dhe Sampdoria do të luhet më 20 shtator.