Presidenti yon, Jean-Michel Aulas zbuloi se tashmë ka një datë dhe vend për Raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, në Torino me 7 gusht.
Ndeshja e parë u zhvillua në 26 shkurt, Lyon e fitoj atë ndeshje me rezultat 1-0, golin e vetëm e shënoi Lucas Tousart.
Ndeshja e dytë u anulua me vetëm disa ditë pasi mbrojtësi i Juves, Daniele Rugani rezultoi pozitiv me COVID-19.
“Loja me Juventusin konfirmohet me 7 gusht, në Torino me dyer të mbyllura,” tha Aulas për RTL France këtë mbrëmje.
Dihej që UEFA shpresonte të luante ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve dhe Europa League në gusht, por nuk kishte asnjë siguri në datën ose vendin e ngjarjes.
Ligue 1 është deri më tani eshte e vetmja nga pesë ligat më të mira evropiane që e kanë mbyllur sezonin në mënyrë të prerë, ndërsa Seria A, Bundesliga, La Liga dhe Premier League po punojnë për të rënë dakord me protokollet mjekësore për një rikthim gjatë javëve të ardhshme.//FolDrejt