Ata duan t’i japin atij mundësinë për një rikuperim të plotë.
Sipas Corriere di Torino, Juventus nuk do të detyrojë ritmin e rikuperimit të Paul Pogba. Për mesfushorin u zgjodh taktika e kujdesit maksimal. Francezi në fillim refuzoi operacionin dhe preferoi trajtimin konservativ të dëmtimit të meniskut anësor të gjurit të djathtë, por kur kjo nuk funksionoi, u detyrua të futej nën thikë.
Lojtari po i afrohet rikthimit në fushë, por fillimisht duhet të jetë në formë të mirë, por e gjithë kjo është pa rrezik.
Pogba pritet të jetë gati deri më 6 nëntor, kur Juventus do të luajë kundër Interit. Më pas bardhezinjtë presin ndeshjet me Veronën (10 nëntor) dhe Lazion (13 nëntor). Kjo duhet ta ndihmojë atë të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për Botërorin në Katar. /abcnews.al/