Sipas Calciomercatoweb, Atletico Madrid mund të propozojë një marrëveshje për të shkëmbyer José María Giménezin me Adrien Rabiotin në afatin e ardhshëm të transferimeve.
Rabiot ka shumë të ngjarë të largohet nga Juventusi dhe është i interesuar nga shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë Atletico Madridin.
Në raport thuhet se Giménez është në kërkim të një sfide të re dhe Juventusi ka qenë i interesuar për të për shumë vite. Prandaj, të dy klubet mund të shkëmbejnë të dy lojtarët me njëri-tjetrin./FolDrejt/