Sipas Football Italia, Juventusi ka hyrë në garë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e ri të Benfica-s, Antonio Silva.
Mbrojtësi portugez ka pasur disa dalje madhështore në Ligën e Kampionëve dhe kompeticionet e brendshme për Benfikën.
Dhe për shkak të performancave të tij mahnitëse, Silva fitoi një biletë për në Katar. Tani Juventusi dëshiron të sjellë mbrojtësin e ri në Torino për të forcuar prapavijën e Allegrit, transmeton Fol Drejt.