Heroi i Kroacisë në Kupën e Botës, Dominik Livakovic, po tërheq interes nga Juventusi, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Portieri kroat e udhëhoqi vendin e tij në një tjetër gjysmëfinale me performancë shembullore në penalltitë kundër Brazilit në Katar.
Dhe që atëherë, vlera e Livakovic është ngritur në qiell me Juven që kërkon të shpenzojë para për transferimin e tij.
Zonja e Vjetër po kërkon pasardhësin e Szczesny dhe ata mendojnë se Livakovic mund të jetë një kandidat ideal. /FolDrejt/