Juventusi ka një histori të transferimit së talenteve të mëdhenj nga Fiorentina në tre vitet e fundit, me Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic shembujt kryesorë, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Dhe ata mund të kthehen përsëri për të “bastisur” La Violan nëse besohen raportet nga gazeta italiane TuttoJuve.
Sipas raportit, bardhezinjtë po planifikojnë një sulm të dyfishtë për dyshen e talentuar të qendërmbrojtjes së Fiorentinës, Nikola Milenkovic dhe Igor Julio në fund të këtij sezoni. /FolDrejt/