Sipas Calciomercatoweb, Juventusi është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpool, Roberto Firmino për të zëvendësuar sulmuesin Dusan Vlahovic, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Firminos i skadon kontrata në verë dhe ai do të largohet nga Liverpool si lojtar i lirë. Juventusi shpreson të nënshkruajë me të për kosto zero dhe më pas ta shesë Vlahovicin për një tarifë prej 80 milionë eurosh, pretendon raporti. /FolDrejt/