Sipas Fichajes, Juventus po kërkon të bëjë një lëvizje për portierin e pafavorizuar të Chelseat, Édouard Mendy gjatë verës, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Mendy e ka humbur vendin e tij si numri 1 i Chelseat që nga ardhja e trajnerit Graham Potter. Juventusi do të kërkojë të shfrytëzojë sa më shumë situatën e tij aktuale për ta joshur atë të transferohet në Torino dhe se klubi ka qenë i interesuar për portierin senegalez përpara se ai të bashkohej me Blutë, sipas raportit. /FolDrejt/