Sipas El Nacional, Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me veteranin e Real Madridit, Toni Kroos, pasi kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.
Kroos ka tërhequr interesin e shumë klubeve, duke mos pasur shenja se ai do të rinovojë me Real Madridin. Juventus e sheh atë si një kandidat ideal për të sjellë përvojën dhe cilësinë e nevojshme për t’i bërë ata përsëri konkurrues në Evropë, transmeton Fol Drejt.