Sipas Calciomercatoweb, Juventus është favorit për të nënshkruar me yllin e Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong në afatin e ardhshëm të transferimeve dimërore, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Frimpong ka bërë përshtypje për Bayer Leverkusen këtë sezon, dhe paraqitjet e tij kanë rënë në sy të shumë klubeve, përfshirë rivalët e ashpër të Juventusit, Interin e Milanit.
Megjithatë, raporti thotë se Bayer Leverkusen është i interesuar për mesfushorin e Juventusit, Weston McKennie, të cilin klubi torinez është i gatshëm ta përfshijë në marrëveshje, duke i bërë kështu favoritët kryesor për të nënshkruar me Frimpong. /FolDrejt/