Sipas Fabrizio Romanos, Juventusi ka mohuar pretendimet nga shtypi italian që sugjeronte se bardhezinjtë po planifikojnë të ndërpresin kontratën e Paul Pogba, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
“Juventusi ka mohuar tashmë çdo plan për të ndërprerë kontratën e Paul Pogba pas spekulimeve në shtypin italian”, zbuloi Romano në rubrikën e tij ekskluzive për CaughtOffside.
“Sigurisht që Pogba ka qenë i pafat me lëndime këtë sezon, por jam i sigurt se Juventusi dhe Pogba duan të ndryshojnë historinë dhe të përmirësojnë gjërat sezonin e ardhshëm”. /FolDrejt/