Gjykata Federale e Apelit italian gjobiti klubin e futbollit Juvetnus me 15 pikë për falsifikimin e raporteve financiare, raporton Gazzetta dello Sport.
Juventusi tani do të zbresë nga vendi i tretë në pozitën e 11-të dhe do të ketë 22 pikë, përcjell Fol Drejt.
Gjykata vendosi gjithashtu ndalime individuale për ish-anëtarin e bordit Fabio Paratići, i cili u suspendua për dy vjet e gjysmë, ish-presidenti i klubit Andrea Agnelli për dy vjet, ish drejtori sportiv Federico Cherubini u gjobit me një vit e katër muaj dhe Pavel Nedved i cili mori një pezullim tetë muajsh./FolDrejt/