Tashmë ka filluar mbledhja konstituive e komisionit hetimor për krizën energjetike, i cili ka mandat gjashtëmujor.
Kjo është përbërja e anëtarëve:
- Driton Selmanaj – Kryesues
- Artan Abrashi
- Enver Haliti
- Jeta Statovci
- Mimoza Kusari Lila
- Ferat Shala
- Eliza Hoxha
- Besian Mustafa
- Pal Lekaj
- Adem Hoxha
- Fridon Lala
E gjithë kjo u bë pas pajtimit të zorshëm të partive politike për të gjetur gjuhë të përbashkët rreth themelimit të këtij Komisioni, që u shoqërua me debate të ashpra në Kuvend.
Ky Komision do të ketë për detyrë të hetojë të gjitha shkeljet e mundshme që supozohet se janë bërë në sektorin energjetik në Kosovë.