Sajid Javid, Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në një intervistë për Sky News tha ndër të tjera se pushtimi i Ukrainës, veç ka filluar.
Sipas tij, tashmë është e qartë se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të sulmojë sovranitetin e Ukrainës.
“Siguria e Evropës është cenuar dhe është e qartë se presidenti Putin, ka vendosur të sulmojë sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial”.
Sipas tij, tanket dhe trupat ruse veç janë futur në të ashtuquajturat territore të shkëputura të Ukrainës.
“Nga kjo, ne mund të arrijmë në përfundimin se pushtimi i Ukrainës ka filluar” – është deklaruar Javid.
Sipas tij Britania pritet të vendosë sanksione ndaj Rusisë./FolDrejt/