Sot është liruar për për qarkullim të autobusëve rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë, e cila ishte e bllokuar për javë të tëra, shkruan Fol Drejt.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo rrugë do të jetë shesh për qytetarët si dhe do të lejohet qarkullimi i autobusëve, taksive dhe automjeteve të emergjencës.
Edhe Trafiku Urban në Prishtinë, ka njoftuar se nga e premtja do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush.
Në njoftim bëhet e ditur se autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.
“Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës ‘Xhorxh Bush’.
Autobusët përgjatë sheshit ‘Xhorxh Bush’ do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.
Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm”, thuhet në njoftim. /FolDrejt/