Vullkani Klyuchevskoi, vullkani më i lartë aktiv në Euroazi, ka filluar të shpërthejë, tha sot Olga Girina nga Instituti Rus i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.
“Mbrëmë vumë re një shpërthim të tipit Strombolian”, tha Girina, e cila drejton ekipin e reagimit ndaj shpërthimit vullkanik të Kamçatkës, KVERT.
Klyuchevskoi që arrin një lartësi prej 4,754 metrash, shpërtheu për herë të fundit në vitin 2020, transmeton Fol Drejt.