Në mesnatë hyri në fuqi embargoja e Bashkimit Evropian për naftën ruse që mbërrinte nga deti dhe nga sot vlen edhe kufiri i çmimit të naftës ruse prej 60 dollarësh, i cili u miratua nga BE, G7 dhe Australia.
Rusia ka njoftuar se nuk e pranon këtë kufizim edhe me koston e uljes së prodhimit.
BE, G7 dhe Australia kanë vendosur një embargo ndaj naftës ruse që arrin nga deti në një përpjekje për të reduktuar përfitimet financiare të Moskës dhe aftësinë e saj për të financuar luftën kundër Ukrainës. transmeton Fol Drejt.