Ka ndërruar jetë ish kryetari i Istogut, Haki Rugova.
Bëhet e ditur se Rugova ka ndërruar jetë papritmas mëngjesin e sotëm.
Haki Rugova aktualisht ishte kryetar i degës së LDK-së në Istog, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i saj në nivel të përgjithshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe ish deputeti Gani Dreshaj:
“Sapo mora lajmin e hidhur për vdekjen e ish-kryetarit shumëvjeçar të Istogut, Haki Rugova.
Në garën për kryetar e kisha rival, por gjithmonë kam ruajtur respektin si ish-profesor fantastik, si intelektual me vlera të larta, por edhe për disa punë të mira që i ka bërë për Istogun ndër vite.
Para pak javësh e takova rastësisht në Istog, dhe e urova për pensionimin pas një karriere të bujshme profesionale e politike.
Ngushëllime familjes Rugova, shoqërisë, dhe gjithë simpatizuesve të LDK-së për humbjen e ish-kryetarit tonë.
G.D”