Ka nisur takimi mes kryeministri Albin Kurti dhe dy liderëve opozitarë, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK.
Ky takim po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku Kurti pritet që t’i informojë liderët opozitarë për takimin e fundit që pati në Bruksel lidhur me dialogun.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin nuk iu ka përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit për tu takuar, duke thënë se është i gatshëm për takim vetëm kur procesi i dialogut të ketë avancim dhe diskutim konkret mbi arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë. /Telegrafi/