Me t’u kthyer nga Amerika, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, të mërkurën ka ftuar bordin e SHSKUK-së në takim me MSh-në, me qëllimin e vetëm që kjo trup të raportojë për gjendjen aktuale në shëndetësi, mëson gazetarja Arbreshë Uka.
Takim ky që ka nisur prej orës 10-të të paradites, transmeton Fol Drejt.
Madje ky takim rastis të jetë një ditë pasi që Komisioni Parlamentar për Shëndetësi ka kërkuar që në mbledhjen e radhës të raportojnë ministri Latifi, ai i Finanacave Hekuran Murati, si dhe kreu i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Kjo për shkak se deputetët kanë ngritur shqetësimet sa i përket mos pagesave të stafit mbështetës për gati tre muaj, të cilët janë mbi një mijë sosh, çështjen e kardiologëve invazivë, të cilët janë hyrë në grevë si shenjë pakënaqësie ndaj statutit të ri./FolDrejt/