Radhë të gjata janë krijuar për në vendkalimin kufitar Larsi të Gjeorgjisë, ndërsa eksodi masiv i rusëve vazhdon.
Banori i arratisur nga Moska, Vsevlod, u tha gazetarëve: “Ka një ferr atje. Ka një numër të madh njerëzish, turma me fëmijë, të moshuar”.
Disa njerëz kanë hipur në biçikleta ose kanë ecur disa kilometra për të arritur në vendkalim në përpjekje për t’u larguar nga vendi.
Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë ka thënë se më shumë se 53 mijë rusë kanë kaluar kufirin e saj.
“Nga Dagestani dhe Çeçenia, djemtë nuk lejohen në kufi, ata kthehen në pikën kufitare ruse”, tha një burrë tjetër në turmë, Eduard Emin.
“Isha me fat që kisha lejen e qëndrimit nga Pyatigorsk, por shoku im nuk arriti të kalonte”, tha ai.