Aksidenti ndodhi më 14 tetor në minierën e qytetit Amasra në bregdetin e Detit të Zi dhe në momentin e shpërthimit në minierë ndodheshin 110 persona.
Numri i të vdekurve nga një shpërthim në një minierë qymyri në veri të Turqisë është rritur në 40, tha sot ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.
Ai tha se 11 minatorë të lënduar janë shtruar në spital, ndërsa 58 minatorë janë shpëtuar nga miniera.