Konflikti në Ukrainë do të përcaktojë rendin botëror ka thënë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Po ashtu Lavrov komentoi bisedimet e vazhdueshme të paqes me Ukrainën, duke thënë se negociatat nuk janë të lehta, por ka disa shpresa për kompromis.
Ai tha se disa formulime marrëveshjesh janë afër arritjes, transmeton Fol Drejt.
Gjatë natës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se pozicionet negociuese “tingëllojnë më realiste” kështu që duket se ka sinjale pozitive nga të dyja palët.
Ai thotë se problemet nuk kanë të bëjnë vetëm me neutralitetin dhe çmilitarizimin e Ukrainës, por edhe me sigurinë për njerëzit në Ukrainën lindore – ku janë zonat e Donetsk dhe Luhansk të kontrolluara nga rebelët./FolDrejt/